Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Festat e fundvitit dhe rregullat në tavolinë, gjërat që duhet të dini

Të kujdeseni për shtëpinë, të shtroni tavolinën në mënyrën e duhur, të dini të silleni me të ftuarit, disa rregulla të cilat lidhen me mënyrat e mira që do tju dallojnë edhe në fund të vitit.

31 dhjetori është shumë  pranë, dhe këtë vit ju takon juve te përgatitni darkën e fundvitit. Si thoni për disa rregulla te mira?

Fillimisht mos ekzagjeroni me dekorimet. Shijet, cilësi gastronomike duhet të jenë të ndërthurura bashkë në një harmoni të plotë. Kështu që mos ndiqni tendenca ekstravagante, sepse, fjalët kyç te festave janë eleganca dhe thjeshtësia. Mos harroni ngjyrat në tavolinë, sipas galateos, duhet të jenë: jeshile, e kuqe, e artë, argjendtë dhe e bardhë, për më tepër duhet të jenë të kombinuara në çift.

Nuk po ju sugjerojmë të mbuloni tavolinën vetëm me të kuqe, e bardha i takon pjatave, përdorni gota kristali dhe peceta të arta. Një rregull tjetër i rëndësishëm është se zbukurimi i tavolinës nuk duhet të kalojë lartësinë e shikimit, jo vetëm nuk do të dukej bukur por do të limitonte mundësinë e bisedimeve me të ftuarit.

Në fund të darkës, mos përdorni kunja për dhëmbët dhe mos u ngrini menjëherë nga tavolina sepse mund te jepni përshtypjen e mërzitisë. /Living