Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Baroni i drogës’, Gëzim Çela pritet të ekstradohet në Shqipëri

Gëzim Çela pritet së shpejti të ekstradohet në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se Ministria e Drejtësisë i ka nisur Ministrisë se Drejtësisë se Kosovës kërkesën e ekstradimit së Çelës, i konsideruar si Baroni i drogës.

Ishte SPAK fillimisht që i kaloi kërkesën Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e fundit pas përpilimit të dosjes dhe shkresave i ka përcjellë kërkesën ditën e sotme homologëve të Kosovës.

Tashmë pritet që Gjykata e Kosovës të miratojë kërkesën e ekstradimit, pasi nuk ka pengesa ligjore.

Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, u arrestua më 8 dhjetor në Kosovë.