Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Një mashtrim po ndodh”/ Vjen paralajmërimi: Ja çka mund të kërkojë Serbia pas themelimit të asociacionit

 
   

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i Lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, është shprehur skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Weber ka theksuar dyshimet e tij sa i përket progresit në dialog, pasi sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po luan dhe nuk është i interesuar të respektojë marrëveshjet.

Si duket as viti 2024 nuk do të sjellë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Juristi Blerim Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ndonëse BE-ja është optimiste për përmbylljen e dialogut në vitin e ardhshëm, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kjo pasi sipas tij, pas asociacionit do të hapen tema të reja.

“BE përmes Lajçak duket optimist, deri në mars të 2024 të përmbyllet dalogu, tash rezultati sipas mendimit tim nuk do të përmbyllet plotësisht dhe nuk pres normalizim të qëndrueshëm kohor që sërish të hapen tema tjera”, ka thënë ai.

Burjani thekson se pas asociacionit do të përkeqësohet sjellja e Serbisë e cila kërkon rikthimin në Kosovë, dhe se ëndrra e saj përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Një mashtrim po ndodh ku BE beson se me asociacion përfundon çdo gjë.

Realisht fillon edhe më keq sjellja Serbisë, sepse synimet e Serbisë janë gjithmonë të qarta rikthimi në Kosovë, tash kjo ëndërr serbe pritet të përmbyllet me anëtarësim në BE, NATO etj”, përfundoi Burjani.