Mosmarrëveshjet mes partnerëve janë të zakonshme. Nëse ndonjëherë ju çon në dëshpërim, mos u shqetësoni, shpesh edhe çiftet e tjera zihen. Mesatarisht, deri në 312 herë në vit për një kohëzgjatje prej dy deri në dhjetë minuta.
Nëse ju kujtohet se për çfarë keni debatuar për herë të fundit, por nuk e dini se kur ishte saktësisht, ka ndihmë. Ka qenë ndoshta mbrëmja e së enjtes, rreth orës 20:00. Domethënë, kjo është dita dhe koha kur, mesatarisht, çiftet debatojnë më shpesh.
Këto dhe rezultate të tjera interesante janë marrë nga një hulumtim aktual i publikuar në gazetën Daily Mail. Shkencëtarët theksojnë se, mesatarisht, çiftet debatojnë për rreth dhjetë minuta dhe më së shpeshti përballen me probleme banale dhe të përditshme.
“Të gjitha çiftet debatojnë dhe në shumicën e rasteve ata e humbin kohën e tyre në gjëra banale si punët e shtëpisë ose zgjedhja e një programi televiziv”, shpjeguan shkencëtarët.
Ka zënka të rregullta, për shembull, për një peshqir të lagur, të cilin njëri nga partnerët (kryesisht ana mashkullore) e ka lënë në shtrat ose për një rrotull të përdorur letre higjienike që nuk është hedhur në koshin e plehrave.
Sigurisht që diskutohet edhe për ndenjësen e tualetit që nuk është ulur apo dritën që nuk është fikur. Dhe po, me siguri e keni marrë me mend – gratë janë ato që në shumicën e rasteve fillojnë të zihen për këto çështje.
Hulumtimi tregoi gjithashtu se gratë janë ato që humbasin kontrollin për shkak të gjërave të vogla dhe zakoneve të përditshme të partnerëve të tyre. /vizionplus.tv