Historia më e bukur e dashurisë mes shqiptarit dhe serbes, Selena rrëfen në “Vizioni i Pasdites” takimin me të dashurin e zemrës
Një histori e denjë për filmat hollivudianë, kështu mund të konsiderohet historia e dashurisë mes një shqiptari dhe një qytetareje nga Serbia.
E ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, një studente nga Serbia, Selena Djuriç, ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me një qytetar nga Shqipëria.
Selena rrëfeu se ajo është njohur me të dashurin e saj përmes një aplikacioni në internet. Për herë të parë rrëfeu se janë takuar në plazh në Durrës, dhe prej atij momenti nuk janë ndarë më kurrë bashkë.
Brikena Prifti: Si u njohët?
Selena Djuriç: Vjet erdha në Shqipëri, kisha vendosur të jetoja vetëm. Kisha një shok që merrej me hoteleri këtu, dhe ai u gëzua shumë kur e pyeta, sepse ai dhe e dashura e tij jetonin në Shqipëri dhe më ftuan të jetoja me ta. Jetova në Durrës për dy muaj, dhe ishte e vështirë të njohja njerëz. Si përfundim vendosa të hapja një aplikacion si këto historitë e shek të 21, ishte i vetmi që njoha. Erdhi në Durrës, pimë diçka në plazh dhe kaluam orë të tëra dhe që atëherë jemi të pandarë.
Brikena Prifti: Çfarë të tërhoqi?
Selena Djuriç: Ishte dashuri me shikim të parë, ai ishte shumë i pashëm, por ka të bëjë me brendinë e tij. Nuk kam njohur një njeri që të përputhem në mënyrë kaq të përkryer, është fantastik.
Brikena Prifti: Pati vështirësi në fillim?
Selena Djuriç: Unë mendoj se ne të dy jemi me shumë fat, vijmë nga familje me mendje të hapur, nuk i gjykojmë njerëzit me përmbajtje etnie apo feje. Për shkak të mënyrës se si jemi rritur, edhe miqtë i kemi gjetur me të njëjtën mendësi. Familja ime e admiron, dhe gëzohen shumë sa herë ai vjen. Edhe unë të njëjtën gjë ndiej këtu, familja e tij është fantastike.
Brikena Prifti: Ju e keni jetën të ndarë mes Tiranës dhe Serbisë, të pëlqen të jetosh këtu?
Selena Djuriç: Po më pëlqen shumë të vij këtu, Tirana më ka hyrë shumë në zemër.
/Vizionplus.tv/