Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se draft-statusi i pranuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga partia e tij ka marr shumë vërejtje pasi është kundër Kushtetues dhe se krijojnë një autonomi territoriale për serbët.
Sipas tij, i gjitha ky problem ka ardhur pasi kryeministri Kurti e ka pranuara atë pa koordinim me opozitën.
“Sa i përket draft-statusit për Asociacionin mendoj që ka vërejtje mjaftë të mëdha e sidomos nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ne e kemi diskutuar në kryesin e Aleancës dhe nuk jemi pajtuar me draftin e propozuar sepse në shumë nene është kundër Kushtetuese dhe krijojnë një autonomi territoriale për serbet. Mendoj që kjo ka ardhur për mos koordinimin mes mazhorancës dhe opozitës dhe mendoj që qeveria Kurti mban përgjegjësin për këtë draft statut”, tha ai për eo.
Lekaj ka thënë se Kurti më herët ka deklaruar se është i gatshëm ta nënshkruaj edhe pa ndryshuar fare këtë draft, e që sipas tij, shpresa e vetëm që ta hedh poshtë këtë draft është Gjykata Kushtetuese.
“Sa i përket draft statuti ju e dini deklarimin e kryeministrit Kurti që ka thënë se jam i gatshëm ta nënshkruaja edhe pa ndryshuar fare, prandaj përpos Gjykatës Kushtetuese që mund ta hedh poshtë qeveria më nuk ka të drejtë që të ndryshoj por vetëm mos ta pranoj dhe mos ta qojë në Gjykatë Kushtetuese dhe mos të implementojë. Këto janë ato që kanë mbetur por shpresoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep vendimin e saj”, tha ai.