Mbrëmjen e sotme u përfshi në një aksident rrugor makina e Gardës e cila eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.
Punonjësit e Gardës së Republikës që shoqëronin familjen e gjyqtares, do pyeten në polici.
Paraprakisht ata kanë shpjeguar se shoferi që shkaktoi aksidentin, i cili është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi të lartë
“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës”-shpjegon njëri prej tyre, “por ishte e pamundur”.
Këto manovra kanë zgjatur pak çaste përpara se të ndodhë aksidenti.
Në makinën e familjes së gjyqtares gjendej edhe djali i gjyqtares thonë burime pranë gardës së Republikës, që po kryejnë analizë të thelluar për aksidentin.
Paraprakisht vendi i ngjarjes krijon bindje të plotë që është aksident automobilistik, por për shkak se krye gjyqtarja po ruhet familjarisht prej gardës së republikës do kryhet hetim shterues.
Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”.
Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar.