Sokol Poga nga OVL e UÇK – dega Tiranë, ka deklaruar se gjykimi në Hagë po bëhet në mënyrë të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK- së.
Sipas tij, kjo “gjykatë politike e bërë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë, me dosjet e shërbimit sekret BIA, shqipfolësit shqiptarë që dalin si kërpurdha, dëshmitarë të ashtuquajtur në Hagë”, po kërkojnë të barazojnë agresorin me mbrojtësin e lirisë.
“Ata që janë atje asnjëherë nuk kanë pasur pikëpamje për të vrarë shqiptarë, për të ngrën veshkat e organe të brendshme, këto janë sajesa të shërbimit sekret”, potencoi ai, duke shtuar se një drejtim të vetëm kishin e që ishte organizimi i luftës për çlirimin e Kosovës.
Sokol Poga, është njëri nga personalitetet e strukturave të larta të shtetit shqiptar dhe ish-UÇK-së dhe bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Abedin Rexhës -Sandokanit, Fehmi Lladrovcit e shumë heronjve tjerë të kombit.