Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Emigrantët, anglezët “i bien hiles”: Kush kthehet për Krishtlindje, t’i “fshihet” azili!

“Vijnë këtu në mënyrë të paligjshme, paraqesin kërkesat e tyre të rreme për azil në Anglinë e butë, pastaj kthehen në shtëpi tek familja e hapin bashkë dhuratat. ”

Në Britaninë e Madhe po shtohen thirrjet që emigrantëve të paligjshëm, të cilët kthehen në shtëpi për Krishtlindje, t’ju fshihet menjëherë dhe përgjithmonë kërkesa për azil.

“Nuk duam të dëgjojmë më për varka të vogla të mbushura me refugjatë që i largohen persekutimit. Jo kur një pjesë e tyre kthehen sërish në vendet e veta të origjinës për Kërshendella”, shkruan The Sun. “

Vijnë këtu në mënyrë të paligjshme, paraqesin kërkesat e tyre të rreme për azil në Anglinë e butë, pastaj kthehen në shtëpi tek familja e hapin bashkë dhuratat. Shumë njerëz që kanë kërkuar azil po kthehen në vendin e tyre për pushime,” pohon shefi i Forcave Kufitare, Phil Douglas.

“Kjo është një shaka e turpshme dhe dëshmi kyçe e faktit që sistemi ynë ka dështuar. Shumica e klandestinëve nuk i largohen asnjë rreziku, janë thjesht emigrantë ekonomike që nuk duan të presin në radhë si të tjerët”, vazhdon artikulli.

Emigracioni është kthyer në një nga çështjet dominuese të skenës politike në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Rishi Sunak, që synon të dërgojë në Ruanda emigrantët që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në vend, propozoi një projektligj të ri pasi Gjykata e Lartë e vendit e shpalli të paligjshme këtë politikë. Ai shpreson deri në fund që t’ia dalë të përmbushë zotimine vet të hershëm për të frenuar prurjet e njerëzve që kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla.

Rimarrja nën kontroll e kufijve të vendit dhe frenimi i lëvizjes së lirë të njerëzve ishte një nga faktorë kryesorë që sollën referendumin në vitin 2016 për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian./ Top Channel