Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

120 anëtarë të ri në PDK, Krasniqi: Do të rikthejmë besimin e qytetarëve anë e mbanë Kosovës

 
   

Mbi 120 anëtarë të ri kanë aderuar në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, ku pas kësaj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e ri për besimin dhe angazhimin.

Krasniqi ka thënë se sikur në Gjilan, Partia Demokratike e Kosovës po mobilizohet në secilën komunë të Kosovës dhe siç u shpreh ai, do të rikthejnë besimin e qytetarëve anë e mbanë Kosovës.

“PDK po rritet. PDK po rikthehet. PDK po fuqizohet. PDK do të rikthej besimin e qytetarëve anë e mbanë Kosovës, edhe këtu në Anamoravë, e veçanërisht në Gjilan, për t’u rikthyer aty ku e ka vendin, tek qeverisja për qytetarin dhe me qytetarin. Andaj, urime dhe faleminderit për angazhimin, për sukseset e përbashkëta. Nuk dua të flas për degradimin e skajshëm të qeverisjes në vendin tonë: për arsimin që ka rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë”.

“Për shëndetësinë që është në kolaps. Për ekonominë që është në stagnim. Për emigrimin që ka marrë përmasa marramendëse. Për diplomacinë e cila është në vdekje klinike prej ditës së parë në këtë Qeveri. Për sanksionet e për masat ndëshkuese që ky Kryeministër ia ka sjellë vendit tonë nga ata që na kanë ndihmu më së shumti, edhe për çlirimin edhe për ndërtimin e këtij shteti: nga SHBA-të dhe BE. Sot dua të flas vetëm për modelin qeverisës të cilin PDK do ta rikthej tek qytetari në vendin tonë. Modelin që sot e gjeni kudo ku PDK ka përgjegjësi në qeverisje lokale. Nga Ferizaj deri në Mitrovicë, nga Skenderaj deri në Vushtrri, nga Prizreni në Han të Elezit dhe nga Kaçaniku në Drenas”, ka thënë Krasniqi.