Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje në orët e para të mëngjesit të sotëm
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, ku një shofer makine përplasi për vdekje kalimtarin.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet proceduriale ndaj tij.
“Rreth orës 03:00, në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.