Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Është komentuar si akt mizogjinist…”/ Megi sqaron vëllezërit Veshaj në lidhje me situatën me mikrofonin me qumësht

“Nëse diçka është lojë për mua është shumë e thjeshtë të behëm pjesë e lojës …”

Moderatorja e njohur, Megi Pojani, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, ku ka folur për jetën e saj private dhe situatën e ndodhur më parë në lidhje me mikrofonin me qumësht.

Ajo duhet të këndonte një këngë dhe nëse nuk e dinte këngën do të lagej me qumësht. Kjo në rrjet është diskutuar shumë dhe madje edhe është gjykuar e ofenduar Megi.

Për këtë arsye, Pojani ka dashur që ta shpjegojë së cili është shqetësimi i saj në lidhje me këtë situatë.

“Dua ta sqaroj, ka pasur diçka tek ajo interviste e madje është komentuar masivisht dhe madje si akt mizogjinist nga ana juaj.

Nuk ka qenë shqetësimi im mikrofoni, ai shpërthimi i mikrofonit që ishte ajo gameta, ajo qeliza mashkullore riprodhuese apo si mund të konceptohet.

Nuk ishte ai shqetësimi im, unë e di sesi funksionon, televizioni ka rregulla. Përpiqem të jem dhe mendoj që jam treguar gjithmonë bashkëpunuese.

Nëse diçka është lojë për mua është shumë e thjeshtë të behëm pjesë e lojës dhe kaq. Nuk jam e ngurtë që të them unë këtë gjë nuk e pranoj, mendoj që kam një radar shumë elastik për të pranuar shumë gjëra.

Jam në një pikë që edhe vetë jam duke mësuar që çfarë është e tepërt dhe çfarë jo, çfarë mund të thuhet dhe çfarë nuk mund të thuhet. Në këtë gjë unë mendoj që jemi të gjithë bashkë sepse televizioni e ka këtë presion.

Në atë rast shqetësimi im nuk ishte loja, shqetësimi im ishte intervista. Unë do kisha dashur që të kishin mësuar njerëzit pak më shumë për mua.

Ndërtohet intervista, bazohemi tek komentet. “Çfarë mendon për komentet?” Tani t’ju pyes unë se çfarë thonë njerëzit, çfarë mendojnë për Romeon dhe Donaldin?

Nuk ke se çfarë të vazhdosh pas kësaj, mendoj që njerëzit mund të kishin mësuar pak më shumë për mua sepse mendoj që jam njeri shumë interesant”, tha moderatorja e “Për’puthen”.