Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjes.
“Merry Christmas, Chag Molad Sameach, Gëzuar Krishtlindjen të gjithë miqve në Izrael, Kosovë dhe në mbarë botën! Ju uroj juve dhe familjeve tuaja paqe, shëndet, lumturi e begati”, ka shkruar ambasadorja Ziv në rrjetin social X.
Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krishti.
Pas Pashkëve, është festa më e rëndësishme për të krishterët.