Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit ku tha se sanksionet kanë ndikuar negativisht në aspektin ndërkombëtar dhe atë ekonomik të vendit.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Bisilimi me deklaratë të tillë është përpjekur për t’i ikur përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie.
Postimi i plotë:
Zv/Kryeministri Besnik Bislimi, qenka përpjekur sot për t’i ikur përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie, duke e akuzuar BE-në se e dëmtuan imazhin ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit, me sanksionet e vendosura, të cilat kanë ardhur si përgjigje ndaj injorimit dhe mos përfilljes në veprimet e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pa koordinim me aleatët tanë, BE dhe SHBA-në, ku për pasojë e masave të vendosura janë bllokuar projekte në vlerë prej 295 milionë eurove.
Ky pushtet është fatkeqësia e vendit!
Disa nga projektet e bllokuara janë së në vijim:
• 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës
• 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore
• 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit
• 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII
• 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
• 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri
• 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna
• 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm
• 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë
• 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë
• 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.
• 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike
• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj
• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë