Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në podcastin “Rruga e Re” ka prezantuar futbollistin Edon Zhegrovën si musafiri i fundit për këtë vit.
Abdixhiku këtë podcast ka filluar në kuadër të platformës “Rruga e Re”, ku ka pasur musafir të ndryshëm të skenës publike.
Ai tregoi se kanë biseduar me Zhegrovën nga fushat e shkollës “Gjergj Fishta” deri tek përballjet me Mbappen e Messin.
Bëhet e ditur se përveç Edon Zhegrovës ka qenë edhe babai i tij Lul Zhegrova.
“Inspirim e krenari” ka shkruar Abdixhiku.