Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ia theu hundën zyrtarit policor, Gjykata merr vendim për Dibran Kastratin

 
   

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i till rëndë ka ndodhur para dy netësh në Prizren, ku një person i cili është arrestuar pas një përleshjeje në të cilën ishte përfshirë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarin policor që po intervenonte në rast.

Gazeta raporti ekskluzivisht se i dyshuari ishte Dibran Kastrati.

Ndaj të njëjtit Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Si ndodhi ngjarja?

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi Kastrati është përfshirë në një përleshje tjetër, e që kishte aktivizuar Policinë që të dalin për intervenim në vendngjarjes.

Gjatë arrestimit, Kastrati dyshohet se ka goditur policin e ekipit intervenues dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Zyrtarët tjerë policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion.

Ndërsa zyrtari policor është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku sipas burimeve pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se shkaku i goditjes ka pësuar frakturë në hundë.

I dyshuari pasi i është nënshtruar testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur dhe të njëjtit po ashtu i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 33-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.