Afaristi Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij janë gjetur sot pa shenja jeta në një objekt banimi në bjeshkët e Junikut.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
I njëjti ka bërë të ditur se prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes, derisa njësitet relevante do të hetojnë rreth shkakut të vdekjes së tyre.
“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësinë ligjore”, tha Nikçi.