Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Traditat e veçanta të Krishtlindjeve në mbarë botën

Dekorimi i pemës, pjekja e biskotave dhe hapja e dhuratave janë disa nga gjërat më të zakonshme që njerëzit bëjnë në 25 dhjetor, por anë e mbanë botës ekzistojnë tradita që për shumë mund të jenë të çuditshme.

Në Suedi për shembull simboli i festave, është Dhia prej kashte e quajtur Gavle, traditë e ruajtur që nga festat e lashta pagane. Në Filipine, çdo vit, qyteti i San Fernando mban Festivalin e Fenerëve Gjigantë që simbolizojnë Yllin e Betlehemit. Ndërsa në Japoni, në vend që njerëzit të mblidhen rreth tryezës për një darkë me  gjeldeti, ata dalin për të ngrënë ushqim në KFC-të e famshme.

Në mëngjesin e Krishtlindjeve, në Finlandë tradicionalisht familjet hanë një qull të bërë me oriz dhe qumësht të mbushur me kanellë, qumësht ose gjalpë. Kushdo që gjen bajamin e vendosur brenda njërit prej pudingave “fiton” .

Banorët e Zelandës së re nga ana tjetër Krishtlindjet i gjejnë në plazh, pasi atje në këtë kohë është verë, kështu që shumë festojnë në bregdet.

Në Norvegji, sezoni i Krishtlindjeve, i quajtur julebord , fillon më 3 dhjetor, duke mbushur baret dhe restorantet lokale gjatë gjithë muajit. Pjata e tyre e preferuar është një puding i ngrohtë me oriz.

Në Irlandë familjet lënë një qiri të kuq në dritaren e përparme të shtëpisë gjatë natës, një simbol i ngrohtësisë për sezonin e festave. Pjata tradicionale e Krishtlindjeve në Irlandë shpesh përfshin patë të pjekur në shtëpi, perime, boronica dhe patate.

Në Barbados, një tryezë e Krishtlindjeve nuk është e plotë pa një proshutë të pjekur të zbukuruar me ananasi dhe rum. Kurse në Meksikë, është traditë që anëtarët e Kishës të vishen si barinj për të ritreguar historinë e Krishtlindjes.

Ndërsa traditat rreth Afrikës së Jugut ndryshojnë sipas rajonit dhe kulturës, shumica e familjeve mblidhen për një gatim, me biftekë, e ndjekur nga një ëmbëlsirë e zakonshme me puding ./tch