Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Cilat do të jenë shenjat më me fat për 2024? Meri Gjini bën parashikimin në “Quo Vadis”

Edhe pak ditë na ndajnë nga 2024, por si do të jetë viti i ardhshëm, çfarë parashikojnë yjet?

Astrologia e njohur Meri Gjini e në një lidhje me “SKYPE” me emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, tha se viti që vjen do të sjellë disa ndryshime të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh.


E pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se cilat do të jenë shenjat më me fat për vitin e ardhshëm, Meri Gjini theksoi se ndahet në dy periudha.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Cilat do të jenë shenjat më me fat për vitin 2024?

Meri Gjini: Ndahen në dy periudha. Në 6-mujorin e parë ato që do të ndihmohen do të jenë Peshqit, Bricjapi dhe Peshorja. Ndërsa në 6-mujorin e dytë do të jenë Dashi, Ujorët, Shigjetarët dhe Gaforrja.

/Vizionplus.tv/