Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Keni edhe 5 ditë kohë! Shenjat e Horoskopit që do gjejnë dashurinë deri në fund të vitit

Ende kohë për të marrë surpriza të bukura. Deri në fund të dhjetorit, këto tre shenja horoskopi mund të kenë gjetur dashurinë e jetës.

Luani. Ka shumë mundësi që nëse keni dikë në mendje apo në zemër, të keni hedhur hapa deri në fund të vitit. Viti i ri do t’iu gjejë çift dhe për ju do fillojë të shkruhet një histori e bukur dashurie.

Bricjapi. Me një natyrë diskrete, tashmë ju do të keni dëshirë të dilni pak nga ambienti juaj i rehatisë. Gjithë planetët do të bëhen bashkë për të nxitur takime dhe për të shtuar rrahjet e zemrës. Pranoni të dilni e të njihni sa më shumë persona sidomos gjatë festave të fundvitit.

Virgjëresha. Ky vit do të përfundojë më së miri për ju. Ka mundësi të nisin histori dashurie, prandaj mirë është ta përdorni sa më shumë sharmin që keni./vizionlus.tv