Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

IHEF i kërkon Qeverisë fokusim të investimet e huaja

 
   

Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa i ka propozuar Qeverisë angazhimin e ekspertëve për hartimin e strategjisë për zhvillim e krijimin e një zone ekonomike. Drejtuesit e këtij instituti kanë thënë se qeveria duhet të angazhohet më shumë për të krijuar kushte të favorshme për investime të huaja.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF), Fehmi Mehmeti, ka thënë se Kosova po përballet me dy sfida, papunësinë dhe deficitin e lartë tregtar.

“Prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave, janë që qeveria për të pasur zhvillim ekonomik dhe rritje ekonomike, nevojitet që qysh në fillim të formoj grupet punuese në nivel nacional të ekspertëve të ekonomisë që të krijojnë strategjinë e zhvillimit ekonomik në nivel nacional”, ka theksuar ai.

Ish-guvernatori, Mehmeti ka deklaruar se për të tërhequr investime të huaja, nevojitet që Qeveria të shpallë një zonë ekonomike në nivel nacional, të orientoj buxhetin e shtetit në këtë zonë në mënyrë që investitorëve t’iu krijohen kushtet e favorshme.

 “Politikat zhvillimore duhet të jenë të fokusuara në tërhequr e investimeve të huaja. Për të tërhequr investime të huaja nevojitet që të shpall një zonë ekonomike në nivel nacional, të orientoj buxhetin e shtetit në këtë zonë në mënyrë që investitorëve t’iu krijohen kushtet e favorshme për të investuar në Kosovë. Kjo zonë duhet të ketë zgjidhjen e problemit të infrastrukturës, sigurimin e rrymës 24 orë pa pasur nevojë investitorët të investojnë në fillim për gjenerator, t’iu ofroj investitorëve moratorium fiskal në bazë të vlerave të cilat do t’i investojnë dhe numrit të të punësuarve që do t’i punësojnë, subvencionoj për vitin e parë 50% të pagave të punonjësve për vitin e parë”, ka deklaruar Mehmeti.

Kurse, profesori Mejdi Bektashi ka thënë se situata ekonomike momentale është pothuajse e pafavorshme për investitorët e huaj.

 “Situata jo e favorshme politike ka ndikuar që në Kosovë të tërheq vëmendjen e lidershipit politik nga ekonomia. Situata ekonomike momentale është pothuajse e pafavorshme për investitorët e huaj. Zhvillimi i hovshëm ekonomik, është nevoja më e madhe që e ka Kosova në përgjithësi e më së shumti qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kurse, ekspert i jashtëm, Medain Hashani, i bëri thirrje qeverisë që të lerë anash inatet politike dhe të thërras ekspert të jashtëm që të punojnë në një strategji për zhvillim ekonomik.