Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati i Popullit: Ligjin për zgjedhjet do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

Avokati i Popullit Naim Qelaj, tha se Ligjin për Zgjedhjet do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai në konferencën e fundit për këtë vit gjithashtu tha se lidhur me këtë çështje i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmanit, madje tha se nuk është në kompetencën e tij, se cili ligj u konvenon ose jo zyrtarëve politik.

Qelaj pohoi se Ligji për Zgjedhjet e ka tejkaluar atë për barazinë gjinore dhe këtë nuk e lejon Kushtetuta, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kohës kur po fliste për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, ai tha se Gjykata Speciale nuk i është përgjigjur thirrjeve të tyre.

Sipas avokatit të popullit, të drejtat e të paraburgosurve po shkelen.

Qelaj tha se në këtë vit kanë pranuar 1 mijë e 571 ankesa, ndërsa shtoi se për autoritete që më së shumti janë adresuar janë gjykata, ministritë, dhe komunat.

Ai tha se shqetësues ka qenë edhe marrja e raportit me rezultatin e testit PISA.

Qelaj shtoi se institucionet nuk i kanë përmbushur obligimet e veta për drejtësi për krime të luftës.

“Ky vit ka qenë sfidues për shkaqe të shumta, u ballafaquam me situata të ndryshme. Numri i ankesave dhe çështjeve që ka trajtuar avokati i popullit këtë vit, ne këtë vit kemi pranuar 1 571 ankesa, raste të hapura janë 608. Ankesat sipas komuniteteve këtë vit ka pasur rritje, serb 148, boshnjakë 22. Edhe këtë vit besimi i qytetarëve ka bërë që të adresohet me shumë ankesa. Autoritete përgjegjëse ndaj të cilave më së shumti ka pasur ankesë, janë gjykata, komunat. Raportet me rekomandim këtë vit janë 230 rekomandime. Këtë vit kemi një rënie të zbatimit të rekomandimeve”.

“Këtë vit kemi adresuar 5 raste, ju kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 5 raste. Kemi dërguar ligjin e pagave, ligji është në pritje të vlerësimit. Gjithashtu ne jemi drejtuar me komente Gjykatës Kushtetuese në lidhje plotësimi dhe ndryshimin e ligjit që përcaktojnë benificionet e pagës minimale. Gjithashtu kemi adresuar edhe komente në lidhje me Kodin e procedurës penale. Komente kemi dërguar edhe në lidhje me projektligjin për Byron e konfiskimit të pasurisë. Dhe e fundit është ligji për zyrtarët publik”.

“Kemi hetuar 47 tekste mësimore. Raport i dal nga hulumtimi i 47 teksteve mësimore te klasës 1-9, me qellim që të hetohet se a janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe politikat globale për vetëdijesim për gjuhën e urrejtjes dhe të tilla që promovojnë diversitetin dhe barazinë, duke evituar përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Raporti ka treguar se ka pas progres, analiza ka treguar pak te gjetura, prandaj është inkurajuese përmirësimi dhe vëmendja institucionale që tekstet të jenë në harmoni me standardet e pranueshme. Shteti nuk ka përmbush obligimet e veta ndaj viktimave kur bëhet fjalë për mbledhjen e dokumentin e krimeve të luftës. Deri këtë vit nuk kemi pasur një strategji të qartë”, tha ai.