Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

OKB: Në Gaza po bëhet kasaphanë

Intensiteti i sulmeve ajrore në Gaza jo vetëm nuk po bie, por përkundrazi është shtuar duke e shtyrë një zyrtare të OKB-së atje të flasë për një “kasaphanë të vërtetë”.

Gemma Connell nga agjencia humanitare së, Ocha, i tha BBC-së se ajo që kishte parë “kërdinë që po ndodh në spitalin Al-Aqsa në qendër të territorit. “Shumë nga të plagosurit nuk arrinin as të merrnin trajtim, sepse spitali ishte krejtësisht i mbingarkuar. Personeli mjekësor nuk përballon dot fluksin e njerëzve”, u shpreh ajo. Kryeministri i Izraelit më herët u zotua të intensifikojë përsëri luftën ndaj Hamasit.

Pas vizitoi Gazën një ditë më parë, Benjamin Netanyahu deklaroi se fushata ushtarake e vendit hebre atje nuk është aspak pranë përfundimit, por do të vazhdojë e madje ka për të qenë mjaft e gjatë. Komentet e tij erdhën vetëm pak ditë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i kërkoi izraelit të zbusë sulmet ndaj enklavës gjysmë të rrënuar. Në këtë situatë, Egjipti vjen me një plan të ri paqeje i cili parashikon që fundi i konfliktit në Rripin e Gazës të vijë me disa faza. Sipas televizionit saudit, Ashark, në fazën e parë bëhet fjalë për të arritur një ndalim të luftimeve për të paktën dy javë.

Në këtë fazë do duhet të lirohen edhe 40 pengjet e mbajtura nga Hamasi. Ndërsa Izraeli duhet të lirojë 120 të burgosur palestinezë. Në fazën e dytë bëhet fjalë për një dialog kombëtar palestinez nën patronazhin e Egjiptit, çka i referohet rivalitetit mes dy grupeve më të mëdha të organizuara palestineze, Fatahut të presidenti Mahmoud Abaz dhe Hamasit islamist, që nga Izraeli, SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe kategorizohet si organizatë terroriste.

Faza e tretë parashikon një armëpushim të plotë dhe një marrëveshje të zgjeruar për këmbimin e pengjeve dhe të burgosurve. Në fund ky plan, sipas të dhënave të raportuara, parashikon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.