Një baba ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare në fshatin Drenovë, e cila kishte dy ditë që kishtge humbur kontaktet me familjarët.
Por, Policia Korçë njoftoi sot se është gjetur adoleshntja. Sipas policisë ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga banesa e saj.
“Në vijim të informacionit të mësipërm, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 15-vjeçareje nga fshati Drenovë, Korçë, ju informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.