Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në kohën e faturave të papërballueshme, kryetari i Gjilanit shpërndan pula

Në ditën kur shumë qytetarë të Kosovës janë duke u ballafaquar me shumëfishimin e faturave të energjisë elektrike, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shpërndarë pula për qytetarët e kësaj komune.

Siç duket, Hysenit nuk i ka bërë përshtypje çështja e faturave, për të cilat qytetarët janë shqetësuar tej mase.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se 95 fermerë të komunës së Gjilanit janë përfitues të 37 pulave dhe 3 gjela për familje, që në total i bie 3800 shpezë me vlerë prej 49,542.00€.

“ 95 fermerë të komunës së Gjilanit kanë përfituar nga 37 pula dhe 3 gjela për familje, në total 3800 shpezë me vlerë prej 49,542.00€, nga projekti i bashkëfinancimit me Islamic Relief Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës janë ‘tronditur’ në fund të muajit dhjetor nga faturat e energjisë elektrike. Ata kanë raportuar në rrjete sociale fatura shumë të larta, në shumicën e rasteve të dyfishuara të lartësisë së çmimit të energjisë duke mos gjetur shpjegim për këtë.