Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” është i ftuar në “Pressing” të T7. Ky projekt lidhet me ADN-në e shqiptarëve.
Ai ka folur edhe për mbiemrat Hoti dhe Kastrati, që thotë se nuk kanë lidhje me fiset origjinale në Shqipëri, po që janë autoktone.
Bojaxhi për fiset Hoti dhe Kastrati: Shumë pak ka prej tyre në Kosovë, edhe pse e mbajnë mbiemrin
Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjët” është i ftuar në “Pressing” të T7. Ky projekt lidhet me ADN-në e shqiptarëve.
Ai ka folur edhe për mbiemrat Hoti dhe Kastrati, që thotë se nuk kanë lidhje me fiset origjinale në Shqipëri, poqë janë autoktone.
“Hoti ka shumë pak në Kosovë, pavarësisht që ka identitet Hot, në Drenicë janë që e mbajnë për Hot, nuk janë Hoti. Nuk janë fisi Hoti që është kryesor në Shqipëri dhe Mali të Zi. Fisi Hoti origjinën duhet ta ketë me gjasë më të mëdha që është me Dardaninë. Ka shumë pak rezultate për ta kuptuar pakë më gjerë bazën. Ata që kanë si identitet fisin Hot dalin linja të tjera mashkullore, janë linja autoktone por jo të linjës Hoti”.
“Njëjtë si Hoti origjina e Kastratit që është në Malësi Shkodrës është një lloj si të Krasniqit në zona të Matës. Ata që e mbajnë për Kastrat në Kosovë, nuk kanë lidhje me Kastratin e Shqipërisë Thjesht e kanë marrë mbiemrin”, ka thënë ai.