Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Peci: Serbia në vitet e fundit është armatosur shumë

 
   

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se nuk mendon që Kosova është afër luftës me Serbinë, teksa shtoi se Serbia vitet e fundit është armatosur shumë.

”Një epilog i zymtë i luftës në Ukrainë mund të na sjellë në konflikt. Serbia në vitet e fundit është armatosur shumë”, tha Peci.

Peci tutje shtoi se Serbia është duke krijuar problem në rajon.

”Serbia është duke përgaditur edhe ëndërruar atë moment që ndoshta nëse vjen te një kaos i madh në Evropë që përmes forcës ushtarake ta vë në realitet edhe Serbinë e madhe apo botën e madhe”, tha Peci.

Duke komentuar disa veprime të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me theks të veçantë Asociacionin, Peci tha se ”Kurtit i ka ikur treni, neve na ka ikur treni”.

Ai tutje ka shtuar se Kurti ka problem bashkëpunimin me faktorët tjerë politik.

”Albini mundet me dalë partia fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme, por cila parti që hynë në koalicion me Albinin, ka me kalu shumë keq sepse Kurti nuk dinë me bashkëpunu, ka problem bashkëpunimin me faktorët tjerë politik”, tha Peci.

Ai gjithashtu tha se vendimi i Qeverisë së Serbisë që nga 1 janari do ta mundësojë lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë është pasojë e rastit që ndodhi në Bajnskë.

”Obligimet e Serbisë janë shumë më të thjeshta se obligimet e Kosovës, këtë që po e bën Serbia tani është pasojë e Bajnskës”, tha Peci ndër tjera.

Ai tutje shtoi se ”Serbia po mundohet të tregohet kosntruktive tani me këtë”.