Hoxhë Labinot Maliqi ka deklaruar se edhe xhamitë kanë marrë fatura të energjisë elektrike.
Ai në rrjetin social Facebook, ka publikuar një faturë ku shihet se çmimi i faturës është mbi 200 euro.
“Fatkeqësisht, as xhamitë tona nuk janë kursyer nga ”fryrja” e faturave të energjisë elektrike.” – ka shkruar ai.
Ndryshe, qytetarët tashmë kanë filluar të shqetësohen për faturat e energjisë elektrike.