Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas vendimit të projektligjit për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në Kosovë ka thënë se ky projektligj do të rregulloj statusin e forcave të huaja të armatosura.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se ky proces do të jetë brenda kornizës së bashkëpunimit ushtarak.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e 180 të Qeverisë është aprovuar Projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës.
Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e statusit të forcave të huaja të armatosura, personelit civil shoqërues të këtyre forcave dhe varësit e tyre gjatë qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës, i cili do të jetë brenda kornizës së bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe procedurat e kalimit transit të tyre.