Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për autopsi.
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
Sipas raportimeve ai u gjet pa shenja jete poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se 65-vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup.
Ai njihet si konsumator i alkoolit dhe dyshohet se i dehur dhe nga temperaturat e ulëta, ka pësuar infarkt.
Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për autopsi.
Policia ka nisur hetimet për rastin.