Një i ri në Dibër ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga një shkëmb në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”.
19-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas policisë, ai po kthehej nga një piknik me bashkëmoshatarë, kur është rrëzuar nga shkëmbi.
“Në vendin e quajtur ‘Rrasa e zezë’, në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik së bashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.
Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.