Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pensionistët ankohen në çmimin e lartë të rrymës: S’e dimë si do ta bëjmë pagesën

 
   

Qytetarët e vendit vazhdojnë t’i publikojnë faturat e energjisë elektrike me çmime marramendëse të cilat u kanë shkuar për muajin dhjetor.

Këto çmime të energjisë, po dalin të jenë të papërballueshme, sidomos për pensionistët të cilët thonë, faturat u kanë shkuar me çmime shumë me të larta se sa që e kanë pensionin.

Opozita ka kërkuar uljen e menjëhershme të çmimit të energjisë, derisa nga partia në pushtet kanë hedhur dyshime në faturim.

Pensionistes, Bejaze Zuka nga Vushtrria, për muajin dhjetor i ka ardhur fatura e energjisë elektrike,160 euro.

Ajo për Kanal10 thotë se kjo shifër është e papërballueshme për xhepin e saj familjar, pasi sa kjo shumë e pagesës merr pension.

Madje, Zukashton se as këtë muaj nuk kanë shpenzuar energji,për shumën e cila figuron në faturë.

Megjithatë, Zuka thekson se nuk kanë zgjidhje tjetër, pos ta bëjnë pagesën.

Shifra të larta të energjisë elektrike gjatë ditës kanë dërguar në adresën zyrtare të Kanal 10 edhe shumë qytetarë të tjerë që kapin vlerat deri në 700 euro.