Një arsenal armësh është gjetur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Gramsh, në fshatin Çekrezë.
Sipas informacioneve të marra mësohet se disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë në një banesë të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më.
Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka vendoosur perimetrin e sigurisë. Sakaq vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Gramsh/Informacion paraprak
Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.