Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëfen ish-hetuesi: Si u planifikua dhe u vranë nxënësit në Gllogjan nga familja Mehmetaj

 
   

Vrasja në Gllogjan në fund të vitit 2021 tronditi tërë vendin.

Pas një sulmi në drejtim të një autobusi me udhëtarë në atë fshat mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dy të mitur, teksa edhe një tjetër ishte plagosur.

Të akuzuar për këtë vrasje janë babai Halil Mehmetaj, me dy djemtë e tij Kreshnik e Kastriot Mehmetaj.

Ish-hetuesi i Krimeve të Rënda, Mehdi Kozhani ka hetuar këtë rast të rëndl, ku mes emocioneve në “Paradoks” shpalos detaje se si planifikua dhe u vranë nxënësit në Gllogjan nga familja Mehmetaj, njëherit duke treguar edhe motivin.

“Unë kam qenë edhe pjesëtar i luftës, UÇK. E kam lënë Zvicrën dhe kam ardhë në Kosovë, përmes Shqipërisë. Jam përball me luftën. Mirëpo në luftë je përballë me armik, e ke ditë që të gjuan, vranë. Lufta është e tillë, me pasoja me humbje të familjes, shokëve, miqve. Mirëpo nuk e kam mendu kurrë që shkoj në një vendngjarje edhe siç kam pa fëmijë gjatë luftës të vrarë, të përballem edhe pas 20 viteve me një vendngjarje ku vriten fëmija në shtetin tonë, në Kosovën e pavarur. Jemi ballafaqu me atë sfidë. Jemi përballë me vendin e ngjarjes edhe pse ka pasur devijime nga mediat, kanë pengu hetimet sepse në hetime është më rëndësi që të ndiqen pistat e hetimit. Po dështove aty. Gjithëherë të anashkalohet rasti dhe përfundon keq. Kështu që iu dha konotacion të keq si akt terrorist. Nuk kishte të bëjë fare”.