Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kulla, porosi Ramës dhe Kurtit: Të merren masa urgjente, Serbia po kërkon luftë

 
   

Analisti Ilir Kulla është shprehur se Serbia nuk ka ndaluar asnjë herë për të zbatuar planin e saj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai është shprehur se Serbia do luftë, ndërsa shtoi se Shqipëria e Kosova duhet të ndërgjegjësojnë vendet e NATO-së dhe të përgatisin ushtrinë.

“Serbia nuk ka ndaluar ndonjë ditë. Serbia ka një plan të vetin që nuk ka hequr ndonjëherë dorë. Nga njëra anë ka përdorur ekonominë dhe nga ana tjetër ka përdorur ushtrinë.

Kundrejt Serbisë duhet të sillemi me të njëjtën monedhë sepse nuk mund ta lësh kështu. Ne jemi vend i NATO-s, të ndërgjegjësojmë aleatët, të mbështesim ushtarakisht Kosovën dhe të ndërgjegjësohemi se nuk është një vend që do paqe.  Serbia nuk do bëj luftë me Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi, ka Kosovën, Bosnjen”-tha ai.