Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Humbi motrën në moshë të re, rrëqeth Ingird Gjoni: Të premtoj që do kujdesem përjetë për fëmijët e tu

Dy ditë më parë, humbi jetën motra e madhe e Inis dhe Ingrid Gjonit. Në moshën 48-vjeçare nëna e akores së njohur Anna Lika dhe 2 fëmijëve të tjerë mbylli sytë përgjithmonë.

Lajmi i papritur tronditi të gjithë shqiptarët, sidomos ata që e kujtojnë si moderatore në ekran, para rreth 30 vitesh.

Lexo edhe :

Related Posts

Iku shumë e re! Largimi nga ekrani dhe divorci, jeta mes sfidash dhe dashurisë e Ilda Gjonit“Më këpute shpirtin moj mami”, Anna Lika përlot me dedikimin pas humjes së nënës: Ike në ditë të shenjtë

Ingrid Gjoni ka bërë pak orë më parë reagimin e saj të parë për ikjen nga jeta të motrës së saj. Këngëtarja i bën edhe një premtim motrës së ndjerë duke i thënë se do të kujdeset për fëmijët e saj gjithë jetën./vizionplus.tv

Postimi i plotë:

Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.

Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.

Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!

Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii)