Imami Ahmed Kalaja ka çuditur me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj.
Imami shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me zotin.
Këtë deklaratë Kalaja e bëri në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu kabull”.