Një femër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një hotel në dalje të Prishtinës. Burime bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur afër rrethit të QMI-së.
Burimet bëjnë të ditur se viktima ishte e shoqëruar nga një mashkull para se të hidhej nga kati i dytë i hotelit. Viktima është e moshës rreth 30 vjeçare. Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.