Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Po kur u bë Zoti me pasë nevojë për flliqana si ju?”/ Kraki reagon ndaj atyre që u “tallën” me vdekjen Arton Turkajt

 
   

Profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki ka reaguar pas komenteve të shumta në rrjetet sociale për vdekjen e gazetarit Arton Turkaj.

Kraki në një postim në Facebook ka shkruar se komentet ndaj gazetarit Turkaj na kujtojnë skenat kur ISIS-i gëzohej për vdekjen e civilëve që i konsideronin trofe për rrugën drejt xhenetit.

“Është fatkeqësi kombëtare kur kafshë të tilla e njollosin fenë islame dhe shumicën absolute të atyre që e praktikojnë në mënyre njerëzore dhe në respekt ndaj secilit”, shkruan mes tjerash profesori.

Postimi i plotë:

Dhe, në vend të ngushëllimit, Artonit iu vërsulen ata që janë zhgënjyer me dështimin e ISIS-it, hoxhë që bëjnë biznes e blejnë banesa me xhenet bashkë me barbarë tjerë të cilët s’e humbin asnjë rast me na tregu që janë shtresa më e gërditshme e këtij kombi.

Kjo barbari e tyre shtazarake na kujton skenat e ISIS-it kur vdekja e tjetrit festohej e kufomat e civilëve ishin si trofe për rrugën drejt xhenetit. Secili nga këta barbarë përben sot rrezik për shoqërine tonë dhe për vendet evropiane ku jetojnë. Ditën kur një ISIS i ri do dale në skenë, shumë nga këta debilla do nisen për xhenet në tentim me i dhënë kuptim jetës së tyre të pajetë duke marrë jetë të pafajshme e duke pre koka civilësh sikur idoli i tyre Lavdrim Muhaxhiri.

Po kur u bë Zoti me pase nevojë për flliqana si ju o idiotat e panjerëzishëm? Kush ju tha qe islami mbrohet përmes urrejtjes dhe barbarisë? Islami sot vuan pikërisht nga idiota si ju, të pacipë e te pa Zot. Ju që e festoni vdekjen e papritur të një djali shembullor meritoni veç përbuzje nga të gjithë, edhe nga familjet e juaja e nga xhamitë ku Zoti ofendohet me ju.

Është fatkeqësi kombëtare kur kafshë të tilla e njollosin fenë islame dhe shumicën absolute të atyre që e praktikojnë në mënyre njerëzore dhe në respekt ndaj secilit.

Prandaj hoxha dhe praktikuesi i vërtete i islamit duhet t’i denoncojnë këta barbarë e mos t’i përdorin për tregti me llajka në fejsbuk. Sepse interesi ynë kombëtar nuk është mbyllja me fanatizëm brenda feve tona individuale por bashkimi me humanizëm rreth vlerave kolektive që i kemi me shekuj tashmë.

Artoni ishte shpirt i lirë e i mire, ishte artist dhe human, ishte krejt çka ju s’do jeni kurrë, as në këtë jetë as në tjetrën.