Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjyqtarja në shkelje të Kushtetutës/ Gjokutaj: Procesi ndaj Berishës i parregullt, ka njëanshmëri

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për seancën e ditës së sotme për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për shtyrjen e saj në datën 30 dhjetor të 2023.

I ftuar në emisionin “Task Force” me moderatoren Sonila Meço, Gjokutaj u shpreh se është konstatuar njëanshmëri nga ana e gjykatëses Irena Gjoka dhe është kërkuar përjashtim i saj.

Avokati thekson se Irena Gjoka ka shkelur Kushtetutën, pasi në 1996 është shkarkuar nga Berisha kur mbante postin e kreut të KLD-së.

“Nëse flasim për një proces penal, baza e një procesi është procedura dhe as më shumë as me pak procedura është standardi i një procesi dhe tregon rrugën që ndjekin palët e është garancia për një proces të rregullt gjyqësor. Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe kallëzimin ndaj saj për shkeljen kushtetuese që në fillim ku figuron si e shkarkuar nga KLD në 1996 kur ishte Berisha kryetar i atij organi. Ne dje kem konstatuar njëanshmëri siç ka filluar që në fillim të këtij procesi dhe kem ngritur kërkesën për përjashtimin e saj.

Kam parë një habi sot ku gjykata ka respektuar një afat tre ditor pasi është i cenueshëm në Apel dhe ka respektuar këtë afat treditor dhe ka caktuar datën e shpalljes. Ne duhet të depozitojmë kërkesën e përjashtimit të gjyqtares dhe më pas të vijoi me shpalljen e vendimit.

Ne dje e ngritëm kërkesën por nuk e kemi depozituar me shkrim dhe sot në mëngjes jem paraqitur që të marrim dokumentacionin dhe deri të shtunën kemi afatin e depozitimin të këtij afati.

Të shtunën në orën 12 është caktuar ora për shpalljen e vendimit dhe nuk e dimë nëse është i kondicionuar me gjykimin e kërkesës për përjashtimin e saj. Nëse aprovohet kërkesa për përjashtim atëherë gjykimi fillon nga e para dhe e gjithë kjo procedurë që u konsumua tani fillon përsëri nga e para”, tha Gjokutaj.