Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Babain nga Shqipëria dhe nënën nga Filipinet, Adile Hoxha tregon se cili ëhstë ushqimi më i pëlqyer shqiptar

Historia e shqiptaro-filipinases, Adile Hoxha erdhi në pjesën e tretë të “Vizioni i Pasdites”, të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Ajo ka rrëfyes se si nisi historia e dashurisë mes prindërve të saj dhe deri te emri, të cilin e ka marrë nga gjyshja.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cili është ushqimi më i preferuar shqiptar, Adilja tha se është byreku dhe bakllavaja.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Adile ti ke ardhur në Shqipëri, cilat janë gjërat që të pëlqejnë?

Adile Hoxha: Ushqimet që më pëlqejnë byrek dhe bakllava. Babai im gatuante se kishte mall për Shqipërinë dhe mbante mend gatimet e nënës së tij.

Brikena Prifti: Çfarë ju gatuante më shpesh?

Adile Hoxha: Ai donte kos, fasule.

Brikena Prifti: Gjellëra tradicionale, nëna jote mësoi t’i gatuante?

Adile Hoxha: Jo të gjithë, vetëm byrek.

Brikena Prifti: Me çfarë të pëlqen byreku më shumë?

Adile Hoxha: Më pëlqen me mish, por ne e gatuajmë më shumë me lakra.

Brikena Prifti: Kishte babai ndonjë merak nga Shqipëria, që ti t’i mësoje? Si festonit në shtëpi?

Adile Hoxha: Gjysëm për gjysëm. Edhe babai im ishte mysliman, nëna katolike ishim gjysëm për gjysëm me traditën. Babai im pëlqente të këndonte. Kishte shumë vjersha, pëlqente të lexonte.

Brikena Prifti: I njeh këngët shqiptare?

Adile Hoxha: Më pëlqen muzika, por babai nuk e pëlqente këngët moderne.

Brikena Prifti: I mban lidhjet me kushërinjtë e tu?

Adile Hoxha: Shumica janë në Shqipëri dhe në Greqi. Shpresoj që të vij atje në behar. Nuk kemi njeri në Australi.

Brikena Prifti: I mban komunikimiet me ta?

Adile Hoxha: Po me hallën, kam një xhaxha.

/Vizionplus.tv/