Pjesa e tretë e “Vizioni i Pasdites” e moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus ka sjellë një histori mjaft të bukur.
Adile Hoxha me babain shqiptar dhe nënë nga Filipinet e lindur në Australi ka rrëfyer se si nisi dashuria e prindërve të saj.
Adilja ka rrëfyer se ajo ka marrë emrin e gjyshes, dhe se i vjen keq që nuk e ka takuar asnjëherë.
E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si nisi historia e dashurisë mes babait të saj dhe nënës, Adilja tregoi se u njohën përmes një angjensie filipinase.
Sipas saj mes shumë kandidaturave që babai i saj kishte zgjodhi nënë e saj Xhesikën.
Pjesë nga biseda:
Adile Hoxha: Kur isha e vogël në shtëpi flisnim shqip.
Brikena Prifti: Ke ardhur në Shqipëri?
Adile Hoxha: Po kam ardhur 5 herë, Tiranë, Durrës, Dhërmi, Himarë.
Brikena Prifti: Babai nga ishte me origjinë?
Adile Hoxha: Konispol, ishte nga jugu.
Brikena Prifti: Na trego pak për historinë se si janë njohur prindërit e tu?
Adile Hoxha: Babai ishte i martuar me një tjetër nuse pastaj ata u ndanë. Kur ai ishte 47 vjeç ai u njoh me një nuse nga Filipinet. Kishte një agjensi në Filipine, dhe kishte 5 gra që i shkruanin. Ai shkoi në Filipine dhe kërkoi të takohej me këto gra, nëna ime ishte njëra prej tyre. Pas takimeve me këto gratë ai pëlqeu nënë time Xhesikën. Para se të ktheje në Australi ai i propozoi nënës time dhe ajo i tha, Po.
Brikena Prifti: Çfarë e tërhoqi nënë tënde te babai yt?
Adile Hoxha: Më duket se nënës i pëlqente të martohej me një burrë nga një tjetër vend. Ajo pëlqente të shkonte në një tjetër vend në botë.
Brikena Prifti: Nuk e donte burrin ga Filipinet?
Adile Hoxha: Po, ajo donte një fëmijë të bukur.
Brikena Prifti: Ti ke emrin e gjyshes?
Adile Hoxha: Po, Adile Hoxha.
Brikena Prifti: E ke njohur gjyshen tënde?
Adile Hoxha: Jo, jam shumë e mërzitur që se kam njohur, pasi Shqipëria ishte e mbyllur në atë kohë.
/Vizionplus.tv/