Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Rregullat që duhet të mbani parasysh kur lani rrobat e fëmijëve

Është fakt që larja e rrobave të bebeve duhet bërë me shumë kujdes dhe në kushte specifike.

Kjo është për shkak se sistemi imunitar i foshnjave nuk është zhvilluar plotësisht

Rregulli i parë është të lani rrobat e tyre veç e veç dhe jo së bashku me tuajat sepse mikrobet mund të transferohen nga rrobat tuaja tek fëmija. Po temperatura?

Duke ndjekur gjithmonë udhëzimet në etiketë për të mos dëmtuar veshjen, do të ishte mirë t’i vendosnin në temperatura të larta, konkretisht nga 60 gradë e lart, për të vrarë mikrobet.

Për detergjent, zgjidhni atë që ka një bazë sapuni. Duhet të dini se nuk lejohet përdorimi i zbardhuesit apo substancave të tjera kimike të pastrimit. Në fund, është e rëndësishme që rrobat e fëmijëve të thahen në diell dhe më pas t’i hekurosni me një hekur të nxehtë. /vizionplus.tv