Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biznesmeni Jusaj: Punëtorët po ikin më shumë për shkak të pakënaqësisë se sa për pagat

 
   

Biznesmeni Shkëlzen Jusaj ka thënë se punëtorët më shumë po ikin për shkak të pakënaqësive dhe humbjes së shpresës se sa për shkak të pagesës.

“Nëse flasim në përgjithësi për bizneset. ato kohëve të fundit kanë filluar të kthjellen dhe ka filluar të ngritet vetëdija duke pasur parasysh që ka një kohë të gjatë që është shfaqur mungesë në tregun e punës. Për këtë rasyje unë mendoj që afati ka qenë i shkurtër qa ata me arrit me i bind që e kanë me t¨Ωe vërtetë dhe që është mjaftueshëm. Përndryshe bizneset me thënë të vërtetën kanë pasur punëtor që janë paguar 180 euro, në vend të tetë orë kanë punuar 12, i kanë shfryt¨zuar edhe për punë të tjera. I kanë shfrytëzi punëtorët edhe fundjavave sepse disa biznesin primat e bëjnë në fundjavë. Çka është interesant ikjet kohëve të fundit po ndodhin për shkak të pakaënaqësisuë sesa për shkak të pagave. Do të thotë ata nuk po ndjehen më të kënaqur, nuk po ndjehen të lumtur, shkollën nuk e kanë kualitet, shëndtësinë nuk e kane kualitet dhe shumë gjëra të tjera, Humja e shpresës është dëmi më i madh që ka mundur të bëhet dhe për këtë rasye kemi humbur një pjesë të madhe të punëtorëve.”, tha ai.

Jusaj tha po ashtu se punëtorët e mirë mund të gjejnë punë si në Kosovë, ashtu edhe jashtë vendit.

Sipas tij, punëtorët profesional janë mungesë në tregun e Kosovës qe një kohë të gjatë.