2023 ishte viti i filmave të mëdhenj dhe humbjeve të mëdha në botën e artit dhe argëtimit, sipas një artikulli të ri të BBC-së, i cili paraqet termat më të njohura të kërkimit në Google për dymbëdhjetë muajt e fundit.
Filmat më të kërkuar ishin “Barbie” dhe “Openheimer” (madje kishte meme që i kombinonin, pasi u shfaqën në të njëjtën kohë), ndërsa nga personazhet Shakira shfaqet dy herë, në janar për këngën që shkroi për ndarjen e Pique dhe në gjysmën e dytë të vitit për evazion fiskal të madh për të cilin u akuzua në Spanjë.
Një nga vdekjet që shqetësoi më shumë komunitetin global online ishte, sigurisht, ajo e Matthew Perry. Megjithatë, ka pasur të tjerë të famshëm, emrat e të cilëve janë kërkuar vazhdimisht pas vdekjes së tyre këtë vit, si Tina Turner dhe Sinead O’Connor.
Dhe më pas sigurisht që ishin yjet e sportit që e morën këtë vit në motorin e kërkimit, si futbollisti francez Kylian Mbappe dhe britaniku Harry Kane me kalimin e tij të shumëpërfolur te Bayern Munich verën e kaluar. /vizionplus.tv