Dy shqiptarë, babë e bir, janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas italian, i cili ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Sipas mediave italiane, 47-vjeçari italian kishte kërcënuar pronarin e lokalit me thikë në qytetin Ariccia, 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë në këtë konflikt djali i tij 20-vjeçar.
Italiani mbeti i plagosur, pasi u godit me një thikë në gjoks dhe u transportua në spital nga dy shqiptarët.
Policia është njoftuar për ngjarjen, pasi 47-vjeçari italian përfundoi në spital dhe vuri në pranga dy shqiptarët babë e bir.