Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diell për fundvit! Nga 1 janari fillon shiu, si do të jenë temperaturat?

Të shtunën dhe të dielën parashikohet mot me alternime vranësirash, por nuk do të mungojnë kthjellimet e herëpashershme. Mjegulla do të jetë prezente kryesisht përgjatë zonave luginore, që do të vazhdojë deri në orën 9-10 të mëngjesit, shpjegoi sinoptikanja Besa Sherollari, në një lidhje direkte nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era gjatë këtyre ditëve pritet të jetë e lehtë, me shpejtësi mesatare deri në 6 metër për sekondë, duke bërë që valëzimi si në detin Adriatik, dhe atë Jon, të jetë i ulët, me forcë 1 ballë.

Temperaturat variojnë nga -2 gradë në zonat malore deri në 15 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe në bregdet. Por, pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike, duke filluar nga data 1 janar. Pra, Viti i Ri do të na sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Depërtimi i masave të paqëndrueshme ajrore me origjinë jugore do të bëjë që në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, do të kemi reshej të pakta shiu, fillimisht në veriperëndim dhe gjatë ditës, do të shtrihen në qendër.

Ndërkohë, të martën reshjet do të humbasin gradualisht intensitet dhe territor.

Të hënën dhe të martën, presim rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat e mëngjesit, edhe në vlerat e mesditës. Pritet që temperometri në zonat malore të jenë deri në 3 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet, pritet të shkojë deri në 18 gradë Celsius.