Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Selimi: Dick Marty vdiq nga frika për jetën, pasi intelegjenca serbe planifikoi vrasjen e tij

 
   

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas vdekjes së Dick Martyt, duke thënë se ai vdiq nga frikë për jetën e tij nën mbrojtje të policisë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Selimi ka shkruar për planin e intelegjencës serbe për vrasjen e Martyt.

“…gjë që është ironike, duke marrë parasysh sa i dobishëm ishte Marty për Rusinë dhe Serbinë.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ai vdiq nga frika për jetën e tij nën mbrojtje të policisë, pasi një komplot u zbulua nga sigurimi zviceran, për intelegjencën serbe që planifikonte ta vrajë atë në një operacion të rremë, për të fajësuar shqiptarët për vrasjen e tij. Gjë që është ironike, duke marrë parasysh sa i dobishëm ishte Marty për Rusinë dhe Serbinë.