Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Nektarina, fruti që pastron gjakun dhe ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si një frut kurues.

Në mjekësinë popullore përdoren nektarinat, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Nektarinat përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruti i freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Nektarinat janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen shumë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut.

Nektarinat janë të çmueshme për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa farat e nektarinës përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.