Kanë kaluar shtatë vite nga divorci që tronditi Hollywood-in, ai mes Angelia Jolie dhe Brad Pitt. Por, sot pas fotove që po qarkullojnë në media, ndarja mes dy yjeve vjen si një kujtim i largët, sepse secili prej tyre po shijon romancat e reja.
Nëse Ines de Ramon prej disa kohësh është në krah të Brad Pitt, me të cilin aktori festoi 60-vjetorin mes Parisit dhe Los Angeles-it, prej disa javësh edhe Angelina Jolie thuhet se ka një të dashur të ri.
Fotot e siguruara nga revista italiane Oggi shfaqin aktoren e dashuruar në Milano së bashku me Kingslee James Mclean Daley, 40 vjeç, shkrimtar dhe reper britanik, i njohur ndryshe me emrin e artit Akala.
Angelina Jolie ndodhet në kryeqytetin e modës italiane për xhirimet e filmit “Callas”, ku aktorja luan rolin protagonist të këngëtares së operës.
Teksa del nga një makinë për të darkuar në një restorant në Milano, ajo shfaqet në shoqërinë e aktores Anna Ferzetti dhe bashkë me to dhe Akala.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Angelina Jolie dhe Akala fotografohen së bashku: në nëntor, të dy shijuan një darkë romantike në Milano; kërcyen më pas në koncertin e The Weekend, gjithashtu janë parë duke bërë blerje në një librari në Kingston.
Asnjë paparac nuk ka fiksuar ndonjëherë një puthje mes të dyve, por referuar thashetheme përflitet se mes të dyve ka diçka më shumë se një miqësi.
View this post on Instagram